Mbyllen 13 pompa të derivateve të Al Petrolit për shkak të borxhit

Mbyllen 13 pompa të derivateve të Al Petrolit për shkak të borxhit

Latif Kryeziu, pronar i kompanisë Al Petrol, është detyruar të mbyllë 13 pompa të derivateve pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ia ka vazhduar kontratën kompanisë për shkak të dështimi të pagesës së qirave.

Ndërprerjen e kontratës e ka konfirmuar Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

“AL Petrol ka hequr dorë nga të gjitha pikat e shitjes së derivateve, përkatësisht 13 pika që kishte shfrytëzuar me qira”, ka thënë Kaloshi.

Ai ka treguar se ‘Al Petrol’ i ka borxhe AKP-së dhe për pasojë nuk i është vazhduar kontrata.

“AL Petroli i ka borxh AKP-së dhe AKP do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për inkasimin e borxhit. AL Petrol ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes është mos vazhdimi i kontratës së qirasë. AKP nuk e ka vazhduar kontratën pa paguar qiratë e prapambetura mujore”, ka thënë Kaloshi

Veriu.info ka arritur të siguroj një kopje të kontratës në mes të AKP-së dhe ‘Al Petrol-it’, ku shihet se qiraja mujore e ‘Al Petrol-it’ është 68 mijë euro për 13 objektet e pompave të derivateve të naftës nëpër qytete të ndryshe të Kosovës.