Mbyllen nëntë lokale në Ferizaj, s’kishin kushte higjienike

Mbyllen nëntë lokale në Ferizaj, s’kishin kushte higjienike

Nëntë lokaleve u është vënë dryni në Ferizaj, pas një aksioni të inspektoratit komunal dhe Policisë.

Arsyeja e mbylljes ka qene higjiena brenda lokaleve dhe mungesa e librezave shëndetësore.

Një masë e tillë erdhi pas kërkesave të këshillit të prindërve, meqë të gjitha këto biznese që shërbenin si kafene ndodheshin pranë tre objekteve shkollore.