Mbyllen për qarkullim disa rrugë në Pejton

Mbyllen për qarkullim disa rrugë në Pejton

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se disa rrugë do të bllokohen të enjten për trafikun shkak i asfaltimit.

Bëhet fjalë për rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” dhe Perandori Justinian” do të jenë të mbyllura për trafik, njofton Insajderi.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këto rrugë do të jenë të mbyllura nga mëngjesi i sotëm e deri të premten në ora 18:00. Ai ka kërkuar nga qytetarët që frekuentojnë këto rrugë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”, prandaj prej nesër, e enjte, 3 Shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” do të jenë mbyllura për trafik. Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com