Mbyllen tri universitete publike në Kosovë – asnjë student nuk do të regjistrohet

Mbyllen tri universitete publike në Kosovë – asnjë student nuk do të regjistrohet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim të mos e akreditojë  Universitetin e Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit.

Këtë vendim e ka konfirmuar për Insajderin Dukagjin Zeka, pjesë e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC).

“Nuk janë mbyllë Universitetet por nuk kanë akreditim institucional për vitin akademik 2019/2020 në bazë të raportit të ekspertëve ndërkombëtarë”, ka thënë Zeka.

Zeka ka deklaruar se universitetet në fjalë mund të aplikojnë për akreditim vitin tjetër.

Vendimi është marrë pas rekomandimeve nga ekspertët ndërkombëtarë./Insajderi/