
Një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë.
Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të sotëm ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
Nga ana tjetër janë vërejtur forca të shtuara të policisë dhe kanë krijuar edhe një kordon para tij, raporton Koha.mk.
Ndërkaq, sot rreth orës 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoni me rastin e referendumit për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.