
Në dy fshatra të Gjilanit, Zhegër e Vrapçiq, është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit, pasi janë shëruar plotësisht të gjitha rastet që ishin të infektuar me koronavirus, shkruan Insajderi.
Mirëpo, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje rreth dy fshatrave tjera, Lladovë, Malishevë e Epërme dhe lagjja Arbëria në qytet, të cilat janë burim i përhapjes së infeksionit, duke thënë se këto vende duhet t’iu përmbahen masave strikte.
Postimi i plotë i Hazirit:
#Dita38. Në Zhegër dhe në Vrapҫiq është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit sepse të gjitha rastet janë shëruar plotësisht. Jam në komunikim me ministrin e Shëndetësisë për lehtësim të masave atje. Edhe në dy raste në qytet është mbyllë burimi i infeksionit të #Covid19.
Po vazhdojmë në Lladovë, Malishevë të Epërme dhe në lagjen Arbëria me zbatimin e masave strikte, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Situata është nën kontroll dhe në mbikëqyrje të organeve tona
Ju lutem që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse nga dje kemi filluar me dënimet mandatore sepse ndaj shkelësve të rregullave nuk ka më tolerancë. Policia e shtetit do të reagojë së bashku me inspekcionin komunal në parandalim, masa dhe instrumente që i aplikojmë në zbatim të ligjit kundër përhapjes së sëmundjeve infektive. #rriNshpi /Insajderi.com