fbpx

Mbyllet çerdhja kryesore në Pejë për shkak të papastërtisë

Mbyllet çerdhja kryesore në Pejë për shkak të papastërtisë

Për shkak të mungesës së kushteve elementare higjienike dhe rrezikut për shëndetin e fëmijëve, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUVK) e kanë mbyllur objektin kryesor të institucionit parashkollor “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, shkruan “Koha Ditore”.

Këtë objekt e ka mbyllur të hënën Valon Shala, inspektor i AUVK-ut, i cili ka konfirmuar se ajo çerdhe është mbyllur për shkak të rezultateve jo të mira të disa mostrave që i kanë marrë me strisho për kontrollim në atë objekt parashkollor.

“Çerdhja duhet të jetë e mbyllur derisa të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i përgjithshëm i objektit. Të hënën objekti ka qenë i mbyllur dhe dje pasdite kanë filluar me pastrua dhe unë kamë qenë aty prej orës 16:00 kur kanë nisë me pastrua”, thotë Shala.

Sipas tij, drejtoresha e çerdhes duhet ta prezantojë dokumentin me të cilin dëshmohet se çerdhja është dezinfektuar nga kompania e licencuar.