Mbyllet departamenti i Krimeve të Rënda, prokurorët e “dosjeve të nxehta” tranferohen nëpër qytete

Mbyllet departamenti i Krimeve të Rënda, prokurorët e “dosjeve të nxehta” tranferohen nëpër qytete

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar transferimin në prokurori të tjera të prokurorëve të Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit do të mbyllet pas fillimit nga puna të SPAK.

Siç raporton abcnews.al në prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë janë emëruar prokurorët, Arens Çela; Blerim Tominaj; Besim Hajdarmataj; Doloreza Musabelliu; Elisabeta Imeraj; Manjola Kajana; Vladimir Mara; Sonila Muhametaj; Pranvera Pustina.

Ndërkohë, Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, kurse Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Korçës.

SPAK pritet të fillojë nga detyra në 19 dhjetor me tetë anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet zgjedhja e kreut të këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta.