Mbyllet kolegji ‘mbretëror’ “Iliria”, pronari i së cilës është i nderuar me çmimin “Justiniani i Madh”

Mbyllet kolegji ‘mbretëror’ “Iliria”, pronari i së cilës është i nderuar me çmimin “Justiniani i Madh”

Asnjë studentë nuk do të mund të regjistrohet për këtë vit akademinë në kolegjin privat “Iliria”, në kolegjin ku pronari i saj nderohej me çmimin “Justiani i Madh”, vetëm një vit më parë.

Vendimi për mos akreditimin e katër kolegjeve private ka përfshirë edhe kolegjin “Iliria”. Ky kolegj nuk do të mund të pranojë asnjë student për shkak se sipas Këshillit Shtetëror të Cilësisë, nuk i ka përmbushur kriteret, shkruan Insajderi.

Por, vetëm rreth një viti më parë pronari i këtij kolegji, Mixhaid Reçi i ishte dhënë çmimi “Justiani i Madh” në Tiranë.

Në atë ceremoni kolegji Iliria vlerësohej lartë. Aty ai konsiderohej si kolegj modern me tradita të larta arsimore dhe kombaëtare.

“Kolegji Mbretëror “ILIRIA” në Prishtinë, ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohorë të arsimit e edukimit; duke pasur në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtarë dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën , etj; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”.

Kolegjeve private “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy” nuk i është dhënë akreditimi gjatë mbledhjes së sotme nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Po ashtu edhe përvec kolegjeve private, akreditimi nuk u është dhënë as tri universiteteve publike.

Universiteti i Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk u është dhënë akreditimi nga KShC-ja, ndërsa nuk dihet ende saktë për kriteret që nuk i përmbushën këto universitete dhe kolegje private.