Inspektorët Sanitarë në Prizren të dielën kanë mbyllur një lokal me në Suharekë, pronarit të të cilit po ashtu i kanë shqiptuar gjobë, njofton Insajderi.
Policia Rajonale e Prizrenit bën të ditur se arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të vendimeve të Qeverisë (mbajtja e lokalit hapur) dhe inicimit të rastit po me datë 31 Janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor”.
“Lokali është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar. Inspektorët Sanitar janë asistuar nga patrullat e Policisë nga stacioni policor në Suharekë”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com