Mbyllet një lokal në Suharekë, ishte hapur gjatë orës policore

Mbyllet një lokal në Suharekë, ishte hapur gjatë orës policore

Inspektorët Sanitarë në Prizren të dielën kanë mbyllur një lokal me në Suharekë, pronarit të të cilit po ashtu i kanë shqiptuar gjobë, njofton Insajderi.

Policia Rajonale e Prizrenit bën të ditur se arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të vendimeve të Qeverisë (mbajtja e lokalit hapur) dhe inicimit të rastit po me datë 31 Janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor”.

“Lokali është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar. Inspektorët Sanitar janë asistuar nga patrullat e Policisë nga stacioni policor në Suharekë”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com