Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se u helmuan 7 persona

Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se u helmuan 7 persona

Një lokal është mbyllur të enjten në Prizren pasi që dyshohet se nga aty janë helmuar shtatë persona, përcjell Insajderi.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se inspektorët sanitarë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse personat e helmuar janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia./Insajderi.com