Mbyllet për publikun seanca kundër Salih Mustafës – mund të përmenden emra

Mbyllet për publikun seanca kundër Salih Mustafës – mund të përmenden emra

Është mbyllur për publikun seanca kundër, Salih Mustafës, në Gjykatën Speciale, për shkak të potencialitetit të përmendjes së disa emrave, njofton Insajderi.

Kërkesa për mbyllje të përkohshme të seancës për publikun u kërkua nga avokatit i Mustafës, Julius von Bone.

Ai tha se kanë marrë materiale nga prokuroria me një listë të gjatë emrash të cilët nuk dëshiron t’i përmend publikisht.

“Kemi marrë materialet nga prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaftë e gjatë, ndoshta më vonë do të doja të kërkojë që ta dëgjojë atë listë në një seancë të mbyllur. Ka vetëm një çështje konkrete që dua ta diskutojmë në seancë të mbyllur. Dua që këtë ta bëj në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra që nuk duhet të bëhen publik”, tha avokati.

Prokurori i Prokurorisë së Specializuar, deklaroi se ia ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme mbrojtjes së Salih Mustafës.

“Në këtë moment, prokurori ka ende materiale shfajësuese nën kontroll dhe procedura po shkon shpejtë dhe materialet në vazhdon do t’i dorëzohen mbrojtjes nga fundi i kësaj jave. Po i kontrollojmë të gjitha materialet në lidhje me provat shfajësuese. Gjithashtu kemi edhe veprimtari tjera që po bëhen për momentin, për shembull transkriptimin e intervistave dhe do të shohim nëse ka nevojë që të dorëzohen me apo pa redaktim”, tha prokurori.

Prokurori përmendi pranverën e vitit 2021 si një mundësi që të fillojë gjykimi i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com