Mbyllet përkohësisht Qendra e Regjistrimit Civil, dy zyrtarë të infektuar me Covid-19

Mbyllet Qendra për pajisje me dokumente. Shkaku infektimi i i zyrtarëve të këtij institucioni me Covid-19.

Mbyllet përkohësisht Qendra e Regjistrimit Civil, dy zyrtarë të infektuar me Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy zyrtarë të këtyre qendrave, njofton Insajderi.

Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme thuhet se për shkak të rrezikut që bartë mundës i përhapës së Covid-19, qendra e Dokumenteve dhe Zyra do ta pezullojnë aktivitetin deri më datën 3 korrik, më përjashtim të rasteve mjekësore.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile më datën 2 dhe 3 korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”.

Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër qendrat për pajisje me dokumente të komunave më të afërta./Insajderi.com