Si në të gjithë vendin, procesi i votimit është zhvilluar edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.
Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i votimit në këto Qendra Korrektuese, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Në një prononcim për Indeksonline ai ka thënë se në këtë proces zgjedhor kanë votuar gjithsej 774 persona, ndërsa nuk është hasur në ndonjë parregullsi.
“Ka përfunduar procesi zgjedhor nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Ne këtë proces zgjedhor kanë votuar gjithsej 774 persona, procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, ka thënë Gashi.
Ndër të tjera, Gashi ai ka shtuar se përveç komisionerëve të KQZ-së, në institucione korrektuese procesi i votimit është monitoruar edhe nga Institucioni Avokati i Popullit./Insajderi.com