Mbyllet procesi i votimit në Shqipëri

Mbyllet procesi i votimit në Shqipëri

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, njofton Insajderi.

Derisa të drejtë vote kanë pasur tre milionë e 588 mijë e 869 persona, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 18:00 kanë dalë për të votuar 45.49 për qind e qytetarëve.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garuan 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.

Prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate janë gra. /Insajderi.com