
Agjencia kundër Korrupsionit e ka mbyllur rastin ku ministri i Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi, dyshohej për “konflikt interesi”, njofton Insajderi.
Kuçi ka publikuar dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku thuhet se “nuk ka prova” për përfshirjen e ministrit Kuçi në “konflikt interesi”.
Kompania “Hidroterm”, me pronar të dikurshëm Blerim Kuçin dhe familjes së tij, kishte marrë tender për ndërtimin e spitalit “Nena dhe Fëmijët”.
“Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, ka shkruar Kuçi në Facebook.
Rasti mund të rihapet në çdo kohë nëse paraqiten rrethana të reja. /Insajderi.comr