Mbyllja e Zyrës së Punësimit në Drenas, reagon udhëheqësi i saj

Komuna e Drenasit gjatë inspektimit të inspektorëve me datë 24 prill në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.

Mbyllja e Zyrës së Punësimit në Drenas, reagon udhëheqësi i saj

Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit, kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e MEPTINIS.

Por me këtë konstatim nuk po pajtohet Udhëheqësi i Zyrës se Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi, i cili përmes një komunikate për media ka thënë se gjetjet e tilla nuk qëndrojnë.

Ai jep disa “argumente” sipas të cilit zyra në fjalë është dezinfektuar dhe ka marrë masat për mbrojtjen e personelit.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Reagim nga Udheheqesi i Zyres se Punesimit ne Drenas,Ragip Dervish,

Ndaj sqarimit te opinionit publik dhe qytetarve te Drenasit nga znsh. Laura Thaqi, U.D Drejtoreshes se Administrates se Pergjithshme -Zyrtare per Informim ne Drenas.per mbylljen e Zyres per Punesim ne Drenas,per gjoja mosrespektimin e masave per mbrojtje nga corona virusi COVID-19.

Per hire te se vertetes dhe pergjegjesive qe kame si Udheheqes i nje institucioni,siq eshte Zyra per Punesim ne Drenas,e cila vepron ne kuader te Agjencise per Punesim te R. se Kosoves, me duhet t’i jap disa te verteta qe nuk perkojne me sqarimin qe e ka bere Zyra per Komunikim me Publikun ne disa paragrafe te sqarimit.

1)Te paragrafi i pare ku thuhet se me rastin e ispektimit nga ana e inspektorve komunal ne kete subjekt eshte konstatuar se Zyra në fjale nuk ka ndërmarre asnje mase per te mbrojtur shendetin e stafit dhe qytetareve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-se dhe urdheresave tjera te nxjerra nga Ministria e Shendetesise e MEPTINIS.

Siq jane: mosdezinfektimit i hapesirave te punes, si dhe punetoret kane qenë pa mjete mbrojtese duke mosrespektuar masat e vendimit për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e semundjes ngjitese Covid-19 të nxjerrë nga niveli qendror.

E verteta eshte qe hapsirat i kemi dezinfektuar 3 here ne baze te vullnetit te mire qe kemi hasur nga nje kompani e specializuar N.SH. Ombulanca Veterinare”Veterinaria”,me pronar:Bekim Sefedin Heta, i cili na e ka bere dezinfektimin me dt 21 .04.2020 dhe dy here dezinfektimin e ka bere nepunesi i kesa Zyre me iniciative private ,qe eshte familjare i pronarit te kompanise ne fjale.Per kete e kame njoftuar Inspektorin sanitar qe e ka perpiluar procesverbalin,por ai kete nuk e ka marre si te vertet. Faktet jane keto.Tek e fundit ,une si udheheqes i ketij institucioni nuk kame patur kurfare mundesie me e kry kete pune, sepse nuk kame kurfare mjetesh ne dispozicion, qofte monetare(peti cesh) apo materjale. Kame kerkuar ndihme nga Komuna ne diten(17.04.2020) te keshilletari I Kryetrait te komunes, z. Flamur Curri, kur i kame kerkuar lejet per levizje-qarkullim, e te cilat na kane lejuar per tere Stafin per te shkuar nga shtepia deri te vendi i punes dhe anasjelltas, sepse pati hyre ne fuqi nga Qeveria masa e kufizimit te levizjes sipas nr. te parafundit te leternjoftimit.Kur jemi te ky paragraf, poashtu nuk eshte aspak e vertet qe punetoret kane qene pa mjete mbrojtese; nese mendohet ne maska, doreza dhe dezinfektues per pastrim te duarve. Ne, te gjithe kemi qene te paisur dhe i kemi patur te vedosura ne fytyre dhe duar ne momentin kur kemi qene te inspektuar.Keto mjete na i ka sjellur Agjencioni i Punesimit dhe ate 2 here brenda muajit.Per kete deshmitare jane edhe dy pjestare te policies, te cilet i kane shoqeruar inspektoret edhe punetoret e ZP-se.Poashtu edhe dera kryesore e hyrjes ka qene e mbyllur me qels dhe kur kane ardhur inspektoret te shoqeuar, se bashku me policet, deren ua ka hapur, njeri nga punetoret e ZP-se. E vetmja verejtje nga Inspektori ka qene se objekti duhet te mbyllet perkohesisht, per shkak se nuk ka qene i dezinfektuar!. Per te cilin na dha afat qe nese nuk behet dezinfetimi deri ne ora 14.00 te po asaj dite, kur u be inspektimi Objekti i ZP-se do te mbyllet.Te cilin e ka potencuar ne procesverbalin e pare. Une i thash qe mos te ndermarrin veprim te ngutshem, sepse po tentoi qe te bisedoi me zyrtaret e APRK-se . Ashtu edhe veprova i kontaktova me telefon dhe ua spjegova tere rrjedhen e punes se inspektorve. Ata me sygjeruan se per momentin nuk mundemi tu dalim ne ndihe, por provo me Kryetarin e Komunes suaj se ndoshta mos mund tu dalin ne ndihme. E kontaktova z. Ramiz Lladrovci,Kryetarin e Komunes te cilit ia spjegova tere situaten dhe i kerkova ndihme. Ai me tha se nuk kemi mundesi per tu dal ne ndihme, per kete e ke nivelin Qendror. Poashtu kerkova nga ai qe mos te na mbyllet Objekti menjehere brenda dites, sepse ndoshta nga niveli qendror do te vijne ta bejne dezinfektimin. Edhe per kete me tha se une nuk nderhyje ne punen e Drejtorise se Inspekcionit,sepse une i respektoi udhezimet dhe rekomandimet e nivelit qendror. Pastaj ,une menjehere i kame bere shkrese Agjencise se Punesimit se deri ne ora 14.00 nese nuk behet dezinfektimi i Objektit do te mbyllet Zyra e Punesimit.

Pra, zyra nuk eshte mbyllur per shkake se nuk eshte ndermarre asgje nga ana ime,si Udheheqes i Zyres per Punesim. per mbrojtje te punetorve dhe palve,por kryekepute per shkak se(sipas tyre)nuk eshte bere dezinfektimi me preparate perkatese per dezinfektim.

2) Ne rrjete sociale ka dal informata se Zyra e Punesimit ka dal me deklarata se kinse qytetaret kane mbetur pa aplikuar per Pakon Emergjente ,Masa nr. 15. Per shkak te mbylljes se Objektit,e qe sipas Zyres per Komunikim me Publikun eshte keqkuptuar!

Per hire te sqarimit te vertet,askund nuk kemi thene se qytetarve u pamundesohet aplikimi, sepse qe nga data 14.04.2020 eshte aplikuar Metoda 1.aplikim online, permes APRK-se dhe Metoda 2. permes e-mail, aderses zyrtare te Udheheqesit te Zyres per Punesim ne Drenas.Nderkaq , Masa 3. aplikimi permes formes fizike eshte nderprere deri ne njoftim te ri ,qe do te vije nga niveli Qendror, per shkak te preventives dhe mbrojtes nga pandemia te stafit dhe qytetarve .

Por pasi qe disa procedura nuk jane te njohura dhe kane mundur te keq kuptohen, po e dha spjegimin: Pasi qe aplikacionet te dergohen ne dy metodat 1 dhe 2, Une si udheheqes jame i obliguar qe secilin aplikacion ta shkarkoj, ta printoi, ta dergoi te keshilletaret per Punesim ,te cilet pastaj e fusin ne evidence te personave te papune(SIMP).Pasi te kryhet kjo procedure ,secilin aplikant e njoftoi per aplikacionin qe i eshte pranuar dhe qe ai te vazhdoi per procedura te me tejme,si aplikimi online ne Ministrine e Financave dhe Transfereve, apo aplikacionet ne forme fizike te mirren ne Qendren per Pune Sociale ne Drenas.Deri ne diten kur eshte mbyllur objekti iu kame treguar Inspektorve te nderuar se jame duke punuar per shkarkim te aplikacioneve qe jane derguar ne forme elektronike, ku deri ate dite i pata shkarkuar dhe printuar mbi 700 sosh te cilet permes keshilletarve jane regjistruar ne evidencen e presonave te papune. Bile, kur me urdheruan qe ta nderpres punen shiqova dhe ua thash se me kane mbetur pa i perfunduar edhe 682 aplikacione, te cilat pastaj duhet t’i evidentojne si te papune,e qe eshte kusht per te aplikuar per Masen nr 15 per ndihmen emergjente financiare ne vlere prej 130.00 euro per 3 muaj.

Une si Udheheqes i ZP-se mendoi, se persa u perket masave per parandalim dhe mbrojtje nga korona virusi, COVID-19 ,cka kane qene ne kompetencen t’ime i kame kryer.

Ndoshta ky reagim eshte strezgjatur, por qellimi ishte, vetem qe te behet nje zgjidhje e jo per ta bartur fajin te njera ,apo pala tjeter.Jemi ne pritje qe te reflektoni si nga ana e APRK-se ashtu edhe nga ana e Komuns ne menyre qe te hapet Institucioni I ZP-se.