Mbytet 26-vjeçari në Gjirin e Lalzit

Mbytet 26-vjeçari në Gjirin e Lalzit

Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Ndërkohë nga pamje të siguruara nga Top Channel shihen pushues të shumtë të cilët janë munduar t’i vijnë në ndihmë të riut duke e nxjerrë në breg me anë të një varke, por pa mundur ta shpëtojnë të gjallë./Insajderi.com