
Një person është mbytur në bregdetin e plazhit te Velipojës.
Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.
“Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë”, raporton ‘Tch’.
Policia e Shqipërisë ende nuk ka dhënë detaje me tepër për rastin./Insajderi.com