Mbytet në lum një 68-vjeçar në Tiranë

Mbytet në lum një 68-vjeçar në Tiranë

Një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në zonën e Mulletit në Tiranë.

Sikurse njofton policia, viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Sh.P.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që 68-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje./Insajderi.com