
Një 40-vjeçar me inicialet V.L., është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshtit Duzhë në Gramsh, njofton Insajderi
Sipas njoftimit të Policisë, trupi i 40-vjeçarit, është konstatuar pa shenja jete, mbrëmjen e sotme.
Në trupin e të mbyturit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale.
Ai vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor./Insajderi.com