Mbytet në rezervuarin e fshatit 40-vjeçari në Gramsh

Mbytet në rezervuarin e fshatit 40-vjeçari në Gramsh

Një 40-vjeçar me inicialet V.L., është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshtit Duzhë në Gramsh, njofton Insajderi

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i 40-vjeçarit, është konstatuar pa shenja jete, mbrëmjen e sotme.

Në trupin e të mbyturit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale.

Ai vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor./Insajderi.com