
Një tjetër person ka humbur jetë në plazhet shqiptare. Një 12-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se i mituri banonte në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës. Policia thotë se një grup hetimor ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Edhe këtë sezon nuk kanë munguar rastet tragjike në bregdetin shqiptar. ditët e fundit ka pasur raportime për të mbytur në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin, etj./Insajderi.com