
Një pushues është mbytur të dielën në plazhin e Velipojës.
Viktima është 59-vjeçar dhe dyshohet se është nga Kosova.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59-vjeç, dyshohet se është mbytur në det”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, të dielën është raportuar se kanë humbur jetën edhe dy pushues në plazhin e Spillesë në Kavajë./Insajderi.com