Më 10 qershor votohet shkarkimi i Ilir Metës

Më 10 qershor votohet shkarkimi i Ilir Metës

Të premten e 10 qershorit, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit, për shkelje të Kushtetutës.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit të Komisionit Hetimor me 10 qershor, raportojnë mediat në Shqipëri.

Presidenti Meta po hetohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij edhe për dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar personave që janë kryesisht nga Kosova./Insajderi.com