Më 14 mars mund të zgjedhet kryetari i ardhshëm në LDK

Më 14 mars mund të zgjedhet kryetari i ardhshëm në LDK

Më 14 mars pritet të zgjedhjet kryetari i ri në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo datë është diskutuar për t’u caktuar për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, përcjell Insajderi.

Në takimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë diskutuar vetëm çështje teknike, sipas zëdhënësit të kësaj partie Arban Abrashi.

Janë lakuar shumë emra për këtë post, por ende askush nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën.

Krejt kjo situatë erdhi pasi Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqje, shkak i rezultatit zgjedhor ku LDK mori vetëm 13.08% të votave. /Insajderi.com