Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të fillojë më 16 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor, njofton Insajderi.
Ndërkaq, subjektet politike kanë kohë që deri më 30 qershor t’i dërgojnë koalicionet.
Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.
Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës./Insajderi.com