Më 17 tetor zgjedhjet lokale në Kosovë

Më 17 tetor zgjedhjet lokale në Kosovë

Është caktuar data e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen gjatë kësaj vjeshte.

Gazeta Online Insajderi merr vesh nga burimet e saj në Presidencë se të dielën e 17 tetorit qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Më 2 qershor, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve.

Ndonëse pas atyre takimeve nuk u bë publike asnjë datë, ishte kryeministri Albin Kurti, i cili në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje tha se këto zgjedhje sigurisht që do të mbahen gjatë muajit tetor.

Disa nga partitë politike veçse ë kanë publikuar kandidaturat për kryetarë të komunave, ndërsa për komunën e Prishtinës, deri më tani dihet se do të kandidojë Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re. /Insajderi.com