Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar 21 korrikun si datë për mbajtjen e seancës së radhës ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të mbahet në orën 14:30.
Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesve të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.
Sipas njoftimit në Dhomat e Specializuara, palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë./Insajderi.com