Më 29 e 30 dhjetor testin për COVID-19 mund ta bëni në sheshin “Zahir Pajaziti”

Më 29 e 30 dhjetor testin për COVID-19 mund ta bëni në sheshin “Zahir Pajaziti”

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, do t’i testojë qytetarë për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Testimi do të fillojë të martën e 29 dhjetorit nga ora 09:00 dhe do të vazhdojë edhe më 30 dhjetor.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

IKShPK apeloi që të mbahet maska e të ruhet distanca sociale. /Insajderi.com

 

Komunikatë për media

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, 28 December 2020