Pasi Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim, këtë të premte në Gjykatën Themelore në Gjilan u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit nga fshati Berivojcë e Kamenicës, i cili në dhjetor u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Sabile Mavrovqanit, shkruan Insajderi.
Në procesin e parë gjyqësor trupi gjykues kishte vlerësuar që i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja.
Në këtë seancë u vendos që mos të vazhdohet tutje pa pranuar raportit e ekzaminimit psikiatrik të cilit Mavrovqani i është nënshtruar muaj më parë, për çka Instituti i Psikiatrisë ende nuk ka dërguar të gjeturat në gjykatë.
Gjykatësi i lëndës Sabedin Mushica, sipas rekomandimit të Gjykatës së Apelit, i ftoi për intervistim në cilësinë e të dyshuarit edhe nënën dhe motrën e të ndjerës si dhe të pandehurit.
Seanca e radhës për këtë rast mbahet me 6 korrik.
Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprën penale vrasje e rëndë, ku i akuzuari kishte vrarë bashkëshorten e tij, Sabile Mavrovqanin./Insajderi.com