
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka bërë të ditur se më 6 prill përfundon afati për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit, përcjell Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, pas kësaj date kontribuuesit nuk mund të aplikojnë për këtë shërbim.
“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.
Webfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar Ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”./Insajderi.com