Më 9 qershor mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës

Më 9 qershor mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës

Më 9 qershor do të mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës, ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap.

Konferenca pritet të fillojë në orën 09:30, përcjell Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Konferencë lidhur me rastin pritet të ketë edhe më 10 dhe 11 qershor.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, dhe i njëjti akuzohet për krime lufte./Insajderi.com