
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosoës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tregon se për të është e pakuptueshme se pse ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është nuk kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas bindjes së Miftarajt, me Abdixhikun kryetar partie dhe kandidat për kryeministër, 26 deri 29 % të votave do të arriheshin shumë lehtë.
Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Facebook.
“Une nuk kuptoj pse Lumir Abdixhiku nuk eshte Kryetar i LDK-se. Une e kam bindjen se LDK me Lumirin Kryetar partie dhe kandidat per Kryeminister 26 deri 29% te votave lehte do te ishte nje realitet i arritshem”, ka shkruar ai. /Insajderi.com