“Me Berishën ishim gati…”, Majko tregon bisedat me Ilir Metën dhe Edi Ramën për Kosovën

“Me Berishën ishim gati…”, Majko tregon bisedat me Ilir Metën dhe Edi Ramën për Kosovën

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ish-kryeministër gjatë kohës kur vendi ynë priti shqiptarët e Kosovës, në fjalën e mbajtur sot në Prishtinë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, duke ftuar gjithë shqiptarët të mos harrojnë të shkuarën, ka apeluar për të ecur bashkë në një rrugëtim që tashmë ka nisur.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyre, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindo njeri” – tha Majko.

Sipas tij, çdokush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vëllau shpirtin në majë të hundës, ah vëllai si shkjau…Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”- tha Majko. Majko ka ftuar për reflektim dhe ka kujtuar mbledhjet e atyre ditëve shumë të vështira kur vendosej për fatin e njerëzve.

“Së bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë, legalistë.

Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjithë partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi. Tanimë në një kohë tjetër, ne në këto kushte të vetë përkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg.

Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet te jemi gjithmone bashke”- tha ai.

Çfarë tha për liderët e Kosovës

“Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej president i Kosovës por u vetëpërkufizua si përfaqësues dhe kryetar i delegacionit dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai.

Kam përballë kryeministrin e Kosovës. Nuk besoj se kur mbante trupin e të vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë mendonte se një ditë do të përfaqësonte një forcë politike të re e do të ishte kandidat për kryeministër.

Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën e shumë të tjerë që nuk jetojnë që bënë detyrën tonë. Ish-kryeministri Pandeli Majko tregoi frikën dhe shqetësimet që kishin për vendimet e mëdha që do të mernin dhe si u lanë mënjanë mospajtimet dhe u bashkuan për një qëllim.