Me Covid 19 nuk ka vend për politikë politike

Me Covid 19 nuk ka vend për politikë politike

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

Situata mund të përkeqësohet shpejt në çdo fshat e qytet.

Është obligim yni qyetar që të mos i lejojmë vetes dhe askujt të politizon gjithë këtë emocion njerëzor që kemi këto ditë përderisa në luftë kundër COVID19 është ngritur një botë e tërë.

Besoni se askush nuk ka armë të mjaftueshme por as ushtarë të përgatitur për këtë luftë.

Andaj, për fatin e mirë që kemi momentalisht, ne nuk duhet të bëjmë ende “ hop, pa e kaluar gardhin”!

Koha është gjithmonë dëshmitarja më e mirë. Merrni kohë secili për vete!

Në javët apo dy tre muajtë e ardhshëm sigurisht se do të dijmë më shumë mbase eksperienca e të tjerëve do të jetë mësimi më i mirë për ne.

Ku duhet të mos gabojmë?

Duhet të kërkojmë të dijmë se ç’po ndodhë rreth nesh, ç’po ndodhë në botë pa e humbur asnjëherë vëmendjen se ç‘po ndodhë tek ne.

Gabimin më të madh mund t’a bëjmë duke i imituar të tjerët: çdo shtet në botë ka veçoritë e tij socioekonomike e sanitare.

Meqë jemi në një pozitë momentalisht që mund të mësojmë prej të tjerëve, ne duhet patjetër edhe të bëhemi nxënës të mirë.

Nga e gjithë ajo që do të mësojmë nga të tjerët ne duhet të sillemi e të veprojmë gjithmonë duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhemi.

Kjo luftë mundëson të njohësh mjetet e tjetrit, por nuk të lejon t’i përdorësh po të njejtat mjete sa herë që ti ke nevojë dhe sa herë që ti don.

Të mos politizohet emocioni ynë njerëzor është edhe të pranuarit e një realiteti të ri që na pret nesër.

Covid 19 do të ndryshoj shumë gjëra në botë.

Kur ai sdo të jetë më në mesin tonë do të shohim se si i vetëm ka arritur të ndryshoj çasjen tonë për shumë gjëra e mënyrën e jetëbërjes sonë.

Ai do t’i mbyllë shumë burime prej të cilave jetonim, por besoni se do të hapen edhe shumë burime të tjera.

Mos u shqetëso tani për tani se si do të jetë e nesërmja e largët! Beso se qenjet njerëzore kanë kapacitet të zhvillojnë forma të reja të të menduarit dhe të të vepruarit për të jetuar në një sistem të ri.

Sot, duhet të ndjehemi me fat që nën lëkurën tonë nuk ndjejmë të njejtat ethe me numrin e të infektuarve sa ka Zvicra, Franca, Gjermania, Italia apo edhe Amerika.

Ajo që nuk duhet asnjëher t’a harrojmë, është përgjegjësia jonë qytetare.

Kurrë nuk kemi mundur t’i ndihmojmë mantelbardhët në spitalet tona më shumë se sot, ne që kërkonim ndihmë prej tyre gjithëmonë.

Vetëm ne, me disiplinën tonë sot, mund të ju mundësojmë atyre që të na pêrgjigjen pozitiv e të jenë në disponim për ne po që se kemi nevojë pêr ndihmë.

MLH

19/04/20

#Rrininështëpi

#Shpëtonijetë  /Insajderi.com