“Me dashuri”, SHSKUK shpërndan fotografinë e infermieres që kujdeset për të infektuarit me COVID-19

“Me dashuri”, SHSKUK shpërndan fotografinë e infermieres që kujdeset për të infektuarit me COVID-19

Imazhi i një infermiereje të ‘Repartit A’ të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e përkushtuar në punën e saj, ka kapluar rrjetet sociale, njofton Insajderi.

Madje është vetë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i QKUK-së që ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, fotografinë e saj ku përcjellë dashuri.

Me pak fjalë por me mesazh të fortë, në këtë postim tregohet angazhimi i kësaj infermiereje – e cila është një ndër mijëra të tjerë që po përballen me Coronavirusin në vijën e parë, por puna dhe angazhimi i tyre nuk po ndalet për menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Me dashuri nga një infermiere e “Repartit A” të Klinikës Infektive – QKUK, e cila me përkushtim pa përshkrim dhe angazhim të pamatë kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19″, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Insajderi.com