“Më duhen para për të mbajtur familjen”: Pamje kur shqiptari kreu vjedhjen për një minutë

“Më duhen para për të mbajtur familjen”: Pamje kur shqiptari kreu vjedhjen për një minutë

Mediat greke kanë publikuar videon e grabitjes së një lokali, ku si autor është një shtetas shqiptar.

I armatosur me pistoletë, më kapuç në kokë dhe me doreza, shqiptari hyn në lokal, ku nën kërcënimin e armës i kërkon punonjëses t’i japë të gjitha paratë.

Siç duket edhe nga pamjet, në dyqan janë vetëm dy klientë dhe punonjësja, të cilët autori i kërcënon me pistoletë.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan.

Shqiptari është identifikuar dhe më pas është arrestuar nga policia, të cilës i tha se vjedhjen e kishte bërë për arsye personale.

“Më duhen para për të mbajtur familjen”, ka deklaruar shqiptari. /oranews.tv/