Kreshnik Gashi, drejtor në Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni.
Gjendja e sigurisë në vend ka qenë tema e trajtimit në këtë raportim me dyer të mbyllura, njofton Insajderi.
Anëtari i këtij Komisioni, Dimal Basha, tha para fillimit të këtij raportimi se do ta pyes Gashin për rastin e gjashtë gylenistëve të arrestuar në Kosovë.
“Siguria në vend, cenimi kryesor qe vjen nga Serbia, gjithashtu prej strukturave të tjera paralele që operojnë prej vendeve të ndryshme jo mike, por unë mendoj qe një prej çështjeve gjithashtu qe do ta ngris është rasti i gylenistëve, sidomos pas raportit të Human Right Cuncil, Këshillit të të Drejtave të Njeriut që ka dal me një raport shumë të keq për vendin tonë. Rrjedhimisht mendoj qe kjo duhet të jetë një prej temave që do të shtjellojmë, por për shkak të kohës sot nuk patëm mundësi ta ngrisim ketë çështje”, tha ai. /Insajderi.com