“Më e shtrenjtë bileta se sa çanta”- Erion Veliaj pret në linjën ekonomike me çantë luksoze

“Më e shtrenjtë bileta se sa çanta”- Erion Veliaj pret në linjën ekonomike me çantë luksoze

Sot bënë xhiron e rrjetit disa foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili u fotografua në Itali, duke pritur në aeroport për tu kthyer në Shqipëri.

U fol se kryebashkiaku pret si gjithë të tjerët të udhëtojë me klasin ekonomik, por ish- kryeministri Sali Berisha zbulon se Veliaj nuk është edhe aq “ekonomik”.

Berisha shkruan se çanta e shpinës e Veliajt kushton plot 869 dollarë ose diku tek 90 mijë lekë të reja, sa tre rroga mujore në Shqipëri.

“Lal Plehu me çante shpine super luks!”, shkruan Berisha.

Mesazhi

Zoti berisha sot ne airoportin e romes isha duke ardhur ne shqiperi dhe pash kryebashkiakun e tiranes. Nejse ai esht qytetar si cdo qytetar tjeter i shqiperise te udhetoj ku te doje por ajo qe me beri pershtypje eshte canta e tij e cila po ta kerkosh ne internet kushton perafersisht 800$ Amerikan. Ja u dergova juve keto foto sepse disa gazeta po e nxjerrin sikur fotografia eshte kapur me perpara. Por nese eshte e mundur te verifikohet ai ka fluturuar sot nga Roma per ne Tirane 25 gusht ora nisjes rome 9:25 mengjes dhe mberritja Rinas Tirane 10:50. Faleminderit nese e postoni dhe verifikoeni njekohesisht.

Vihet re se çanta ështe markës Yamamoto, e njëjta që vishet edhe kryeministri Edi Rama./Express