Kryeministri Edi Rama ka inspektuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në Bubq të Krujës, ku ka takuar banorët e pranishëm dhe ka parë vetë nga afër dëmet.
Teksa po inspektonte dëmet, Rama ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe, i cili i bërtiti pasi Rama hyri brenda shkollës së dëmtuar.
Biseda Braçe-Rama:
Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?
Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.
Edi Rama: Të merren me strukturën
Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, pa asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.
(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).
Bërtet Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda
Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion…
Deri më tani raportohet për 51 viktima si pasojë e tërmetit apokaliptik që tronditi vendin orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.