Qendrat e masazhit vazhdojnë të devijojnë nga puna e tyre duke u shndërruar në shtëpi publike. Një rast i ngjashëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë ku u arrestuan katër persona.
Por një tjetër qendër masazhi në Prishtinë promovohet në mënyrë mjaftë të dyshimtë në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram
Qendra masazhi që gjendet në Prishtinë, në rrugën Muharrem Fejza promovon vetën përmes rrjeteve sociale, ku nuk mungojnë fotografitë tërheqëse të vajzave të reja, shkruan Insajderi.
E njëjta qendër masazhi ka sponsorizuar në rrjetin social Instagram, disa fotografi të vajzave që punojnë aty.
“Adelina e disponuar ju mirëpret në ****. Rezervo termin tuaj në numrin tonë ose na shkruani në imbox”, thuhet në postimin e qendrës së masazhit në Prishtinë.
Kujtojmë që sot Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në një tjetër qendër masazhi në Prishtinë ku dyshohet se lokali ka kryer shërbime të prostitucionit.
Të arrestuarit janë një mashkull M.D. (viti i lindjes 1986) dhe tri femra L.D. (viti i lindjes 1982), A.B. (viti i lindjes 1989), L.L. (viti i lindjes 1977).
“Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njëra nga personat e arrestuar ka qenë edhe një zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Me gjithë insistimin nga Insajderi gjatë ditës së sotme për të marrë një qëndrim nga ky institucion, ATK nuk ka komentuar rastin.
“Nuk kam të drejtë që të tregojë, nuk kam drejtë përderisa është jashtë ATK-së, nuk guxon me keqpërdor detyrën zyrtare për këtë arsye është krejt private, përderisa policia nuk e konfirmon nuk kam drejtë me fol”, ka thënë Valentina Bytyqi, zyrtare për media në ATK.
Insajderi kishte raportuar edhe javën e kaluar për mënyrën e dyshimt të reklamimit të një qendër tjetër masazhi në Prishtinë. Fokusi kryesor ishte tek vajzat që punojnë aty./Insajderi.com
ATK nuk komenton arrestimin e zyrtares për përfshirjen në sallonet e masazheve
Qendër masazhi apo shtëpi publike – çfarë po reklamohet në Prishtinë?