“Më ka ardhë një letër anonime” – Vehbi Kajtazi tregon si e hulumtoi rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

“Më ka ardhë një letër anonime” – Vehbi Kajtazi tregon si e hulumtoi rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka rrëfyer në Rtv Dukagjini, hulumtimin e tij për rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi.

Kajtazi, ka thënë se në adresë të tij, kishte shkuar një letër dy faqëshe e cila ishte shkruar nga një person anonim. Në të paraqitej ngjarja tashmë e njohur, për abuzimin seksual të 16 vjecares nga Drenasi – dhe të dyshuar për këtë vepër, janë arsimtari i saj,  Shkelzen Xhekaj    dhe zëvendësshefi i hetimeve në Policinë e Drenasit, Vesel Veseli.

Intervistën e Insajderit, me viktimën nga Drenasi, mund ta shikoni këtu

Kryeredaktori i Insajderit, ka shtuar se një letër e njëjtë sikurse në adresë të tij, i kishte shkuar edhe prokurorit Kujtim Munishi. Thotë se ai nuk kishte arritur që ta merrte shpejtë atë letër-për shkak të disa problemeve në të.

“Unë kam marrë një letër anonime, në dy faqe word. Letra e njëjtë i është dërguar edhe prokurorit, Kujtim Munishi. Mua më thanë se ia kishin dërguar prokurorit. Prokurori nuk e kishte marrë këtë zarf. Për shkak të administratës problemeve në të, që nuk i kishte shkuar tek prokurori.

Kajtazi tregon se me të marrë letrën, fillon punën në teren, për ta hulumtuar rastin.

“Unë kam filluar që të punojë në teren, duke folur me njerëzit lidhur me këtë rast”, thotë Kajtazi.

Vehbi Kajtazi, shton se një meritë të madhe për këtë cështje e ka edhe Prokurori, Kujtim Munishi. Thotë se Munishi, brenda 24 orëve nga marrja e letrës, ka arritur që ta arrestojë Vesel Veselin – duke i futur në funksion të gjitha mekanizmat e shtetit. Kajtazi thotë se Vesel Veseli, kishte filluar që të kuptojë që do të mund të arrestohet dhe kështu ai kishte nisur që t’i fillojë përgatitjet – fillimisht duke e fshehur telefonin.

“Duhet ta vlerësojmë edhe Prokurorin, i cili ka marrë masa dhe brenda 24 orëve e ka arrestuar Vesel Veselin. Kur kanë shkuar në bastisje, polici ka pasur pak a shumë informacion dhe pak a shumë është munduar që ta fshehë telefonin, e gjëra të tjera”, ka shtuar Kajtazi.

Gjatë ditës së sotme, Insajderi, ka realizuar një intervistë me viktimën nga Drenasi. Kajtazi tregoi se intervista është bërë në shtëpinë e viktimës.

“Intervista është realizuar sot rreth orës 10:00 para dite. Është realizuar në shtëpinë e viktimës,  ka thënë Kajtazi./Insajderi

Lexoni hulumtimin e Insajderit

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor