“Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”, nisin ironizimet për dyshen Kurti-Mustafa

“Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”, nisin ironizimet për dyshen Kurti-Mustafa

Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.

Pas përfundimit të takimit ka nisur ironizimi për dyshen Kurti-Mustafa.

Pal Lekaj i AAK-së përmes një thënje ka “thumbuar” siç thotë mikun e tij Isa Mustafën.

‘Miku im Isa Mustafa mirë e pati thënë në 2014 – “Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”, ka thënë Lekaj, shkruan Insajderi.

Atë kohë Isa Mustafa pati përdorur këtë thënie popullore për tu tallur me drejtuesit e Komunës së Prishtinës dhe kryetarin Shpend Ahmeti.

“Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të paditurve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: “Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy”, ka shkruar Mustafa në Facebook, shkruan Insajderi./Insajderi.com