Me liberalizimin e vizave nuk mbaron gjithçka

Me liberalizimin e vizave nuk mbaron gjithçka

“Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave”.

Kështu ka deklaruar Drejtori Ekzekutiv i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, pas një studim të këtij Instituti për hapat e mëtutjeshëm në procesin e liberalizimit të vizave, njofton Insajderi.

Ai tha se pas liberalizimit të vizave Kosova duhet të sigurohet mos ta humbë të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave”.

“Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave”, tha ai. /Insajderi.com