
Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rënie e rasteve me COVID-19. Aktualisht në vend janë 923 raste aktive, njofton Insajderi.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, një pacient ka vdekur si pasojë e infektimit, ndërsa janë konfirmuar pesë raste të reja.
Po ashtu janë dhënë edhe dy mijë e 805 doza të vaksinës kundër Coronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 83 mijë e 725.
Ndërkaq, numri total i testimeve është katër mijë e 14./Insajderi.com