Me pantalona të zeza dhe xhaketë ushtrie – performanca e Thaçit si komandant suprem

Me pantalona të zeza dhe xhaketë ushtrie – performanca e Thaçit si komandant suprem

Një ditë para votimit për Ushtrinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar FSK-në.

Ai u prit nga ushtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, të cilët që nga nesër do të kenë mandat shtesë.

Në këtë vizitë Thaçi si një komandant suprem veshi edhe një xhaketë ushtrie, shkruan Gazeta Insajderi.

Por nuk preferoi të veshte edhe pantallonat dhe kapelën e FSK-së, që është rregull ushtarake.

Në fotografitë nga kjo ceremoni, shihet dukja e çuditshme e Thaçit gjatë qëndrimit në FSK.

Ndryshe në fjalën e tij ai u shpreh i lumtur me vendimin për formimin e Ushtrisë, dhe bëri thirrje nga pjesëtarët e FSK-së që të kryejnë detyrat e tyre me përkushtim. /Insajderi.com