Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se “do të pranonte të vdiqte pesë herë sesa të dalin dokumentacionet e Gjykatës Speciale”.
Këto komente, Gucati i ka bërë gjatë seancës së tretë radhazi kundër tij dhe Nasim Haradinaj.
”Më përpara kisha mendu të vdes p esë herë, sesa të dalin këto dokumentacione tuaja, e të vinë në zyre tona. Këto kush i ka bo për me na qit neve në lajthitje, e dini më mirë se ne”.
“Unë kam qenë aty, dhe kam thirr konferencën por nuk kam shpërnda. Nëse kanë ardhë në Prishtinë nga Holanda, atëherë shpërndarja ka ndodhë nga ju, jo nga ne”.
Ai ka treguar se asnjë “gazetari nuk i ka thënë që t’i marrë ato dokumente”.
”Nuk iu kemi thënë merrni, por ua kemi lënë në tavolinë ‘’ja ku i keni’’, askënd s’e kam detyru asnjë gazetari s’i kam thënë merrni. Pas konferencës së parë e kemi marrë Tomë Gashin avokat”, tha Haradinaj. /Insajderi.com