Me Polici vazhdon organizimi i vaksinimit sot në sallën “1 Tetori”

Me Polici vazhdon organizimi i vaksinimit sot në sallën “1 Tetori”

Policia e Kosovës dhe stafi organizativ i Qendrës se Vaksinimit “1 Tetori”, nga orët e hershme të mëngjesit po presin të moshuarit, të cilët janë thirrur të premten për t’u vaksinuar gjatë ditës se shtune, shkruan Insajderi

Policia po qëndron jashtë qendrës, ku në bazë të listës po lejon të moshuarit të hyjnë e të vaksinohen.

Gjatë ditës së premte, para kësaj sallë, kishte tollovi të madhe nga të moshuarit që kishin shkuar për t’u vaksinuar.

Është dashur edhe ndërhyrja e policisë në menaxhimin e situatës se krijuar, kjo shkaktoi edhe reagime të shumta në opinionin publik.

Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se tollovia e krijuar është si pasojë, se aty kanë ardhur të vaksinohen edhe qytetarë nga komunat e tjera.

Në ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, kjo minisrtri ka publikuar lokacionet se ku qytetarët mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohen.

Në Prishtinë, vaksinimi bëhet në Qendren e Vaksinimit “1 Tetori”, kurse për komunat e tjera vaksinimi kryhet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare./Insajderi.com